Një problem tjetër për Novak Djokovicin.
Pas dëbimit nga Australia, ai ka probleme edhe me sponzorët, përcjell GazetaBlic Sport.
Në formën e një paralajmërimi, prodhuesi i pajisjeve sportive që e ka veshur tenistin serb që nga viti 2017 ka theksuar se do të flasë me tenistin për ngjarjet e fundit.
“Autoritetet australiane anuluan vizën e Novak Gjokoviçit. Si rezultat, ai nuk do të jetë në gjendje të merr pjesë në Australian Open. Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të flasim me Novak Djokovicin për të shqyrtuar ngjarjet që shoqëruan praninë e tij në territorin australian”, tha në një deklaratë të djeshme gjiganti Lacoste.


