Sporti

Probleme muskulore për Zhegrovën, nuk pritet të luajë sonte ndaj Sassuolos

03/21/2026 13:13
nga:Mergim Rreci

Edon Zhegrova mund të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të Juventus kundër Sassuolo, për shkak të një shqetësimi muskulor.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, anësori kosovar ka ndier një lodhje të lehtë muskulore dhe prania e tij në këtë sfidë mbetet në pikëpyetje.

Ky është një problem i minutave të fundit për bardhezinjtë, të cilët sonte zhvillojnë një takim shumë të rëndësishëm në kampionat.
Trajneri Luciano Spalletti po e ndjek nga afër gjendjen e lojtarit dhe pritet të marrë një vendim vetëm para ndeshjes.

Zhegrova konsiderohet një element kyç për Kosovën dhe është pjesë e listës për ndeshjen ndaj Sllovakisë.

/GazetaBlic Sport/