Lajme

Pro apo kundër Trustit? Deklarohen deputetët e Listës Guxo

01/04/2023 19:28
nga:G B

Tërheqja e 30 për qind të mjeteve të Trustit ende nuk është futur në rend dite në Kuvend.

Por, kjo çështje pritet të diskutohet në seancën e parë të Kuvendit për këtë vit, që do të mbahet në javën e tretë të këtij muaji.

Partitë opozitare shpresojnë që Trusti të kalojë këtë herë, pasi në herën e parë kishte dështuar të marrë votat e duhura.

Ndërsa, nga Lista Guxo janë deklaruar për Gazeta Blic për këtë çështje.

I pyetur se a do të votoje pro apo kundër Trustit, deputeti i Guxo, Burim Meta, ka thënë se nuk ka vendosur ende.

“Nuk kam vendos”, ka thënë shkurt Meta për Gazeta Blic.

Ndërsa, deputetja Jeta Statovci, tha për Gazeta Blic se do të mblidhen si grup parlamentar për të diskutuar dhe vendosur për këtë temë.

“Do të mblidhemi si grup parlamentare për të diskutuar dhe sqaruar pozicionin tonë në raport me këtë temë”, deklaroi deputetja Statovci.

Mbetet të shihet nëse Trusti do t’i marrë votat e mjaftueshme dhe të kalojë në Kuvend./Gazeta Blic/