Teksa ka filluar numërimi mbrapsht deri në ditën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, sonte Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një tubimi në qytetin e Prizrenit.
Për të mbështetur këtë subjekt politik dhe kandidatin e tij për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajn, doli një numër i madh qytetarësh.
Ky tubim masiv, i prirë nga Totaj, u mbajt në zemër të Prizrenit, në sheshin “Shadërvan”.


