Lajme

Prizren: Kërkohet e dyshuara për vjedhje

07/19/2023 14:33
nga:Mergim Rreci

Policia e Kosovës ka raportuar se sektori i Hetimeve të Stacionit policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën Vjedhje, ngjarja ka ndodhur me datën 06.07.2022 ora 10:40 në rrugën “Edit Durham”, në Prizren.

E dëmtuara ka raportuar se persona të panjohur nga çanta e saj e dorës i kanë vjedhur kuletën e saj, në të cilën kishte dokumente personale si dhe para në vlerë 750 Euro.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët bashkëpunim që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

/GazetaBlic/