Lajme

Pritshmëri minimale për dialogun teknik

09/06/2021 17:16
nga:Q R

Dialogu teknik Kosovë- Serbi do të rikthehet nesër me raundin e ri të diskutimeve. Delegacioni i ekspertëve të Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përgjatë dy ditëve do të paraqes pozicionin dhe kërkesat e Kosovës, në Bruksel, shkruan GazetaBlic.

Njohësi i procesit të dialogut, Dritëro Arifi, u shpreh skeptik për këtë raund të ri të dialogut.

Arifi, thotë se nuk pret rezultat nga takimi i nesërm në Bruksel. Sipas tij, do të jetë një takim i zakonshëm.

“Pritshmëritë për nesër janë si ato të zakonshmet, një takim nga BE që po konsolidohet sa për t’u organizuar, takim nga delegacioni teknik, po realisht rezultatet nuk janë të matshme, pra nuk ka rezultat të theksuar sidomos në pikën e të pagjeturve, që është turp i madh. Një takim i zakonshëm sa që BE të thotë që dialogun Kosovë- Serbi e ka në agjend si prioritet, por në fakt nuk po e dëshmon të tillë sepse çdo dialog e ka një korniz kohore”, thotë ai.

Ky është takimi i dytë me radhë  në nivelin e ekspertëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

/GazetaBlic.