Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë ankesë ndaj vendimit të KQZ-së, përmes të cilit i ndalohet Sami Lushtakut të garoj për kryetar të Skenderajt.
Gazeta Blic merr vesh se ai do të zëvendësohet me një kandidat tjetër.
“Nuk do të bëjmë ankesë ndaj vendimit të KQZ-së. Ne do ta zëvendësojmë Sami Lushtakun me një kandidat tjetër”, tha ky zyrtar i lartë i PDK-së për Gazeta Blic.
Kandidati më i mundshëm për zëvendësimin e Lushtakut, është Faruk Nura.
Gazeta Blic ka folur me vetë Sami Lushtakun, i cili ka thënë se nuk mund të flas tani për tani.
“Flasim ma vonë. Tash s’mundem”, ka thënë shkurt Lushtaku.