Policia e Kosovës ka raportuar se një person është ankuar në polici, pasi një person i panjohur nga vetura ka shtënë disa herë në drejtim të tij.
Në raport thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja dhe një telefon mobil.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejshme hetimore.


