Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, përcjell Gazeta Blic.
Një vajzë ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj .
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 05.09.2021-22:15. Viktima femër kosovare ka njoftuar, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar .I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.


