Lajme

Prishtinë, një person njofton policinë se dikush gjuajti me armë në drejtim të shtëpisë së tij

01/26/2024 09:12
nga:Sh R

Një person në Prishtinë, ka njoftuar policinë se një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkaq, sipas policisë në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“Rr. Ferat Dragaj, Prishtinë 25.01.2024 – 00:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.