Sporti

Prishtinë: Me 10 nëntor mbahet finalja e madhe e Ligës së Shkollave 2026

11/05/2026 09:05
nga:L J

Prishtina do të jetë nikoqire e finales së madhe të Ligës së Shkollave 2026, një ngjarje sportive që do të mbledhë nxënësit më të mirë, të cilët gjatë gjithë vitit.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 10 nëntor 2026, nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje sportive do të garohet në tri kategori: (SHFMU Djemtë), (SHML Djemtë) dhe (SHFMU Vajzat).

Organizatorët kanë bërë të ditur se hyrja në këtë ngjarje do të jetë falas, ndërsa ftesa është e hapur për të gjitha shkollat, nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, institucionet, mediat, komunitetin sportiv dhe qytetarët.

/GazetaBlic Sport