Lajme

Prishtinë: Deponohen para të falsifikuara në bankë

04/22/2021 08:46
nga:Y I

Eshtë rritur numri i rasteve të parave të falsifikuara në vend, raporton Gazeta Blic.

Dy raste të tilla kanë ndodhur me datën 17 dhe 21 prill në Kryeqytet.

Njoftimi i Policisë:

Sheshi Nëna Tereze, Prishtinë 21.04.2021 – 06:49. Ankuesja femër kosovare zyrtare në një bankë ka raportuar se nga një person ka deponuar një monedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim.

Rr. Jusuf Gërvalla, Prishtinë 17.04.2021 – 17:10. Ankuesja femër kosovare zyrtare në një bankë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar t’i deponojë dy kartëmonedha 2×50 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuar. Kartëmonedhat janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.