Lajme

Prishtinasit i gjendet 37 bimë Kanabis Sativa në shtëpi dhe marihuanë

07/02/2021 09:12
nga:Y I

Prishtinasit i janë gjetur në banesën e tij dhe sekuestruar 37 bimë të të llojit Kanabis Sativa të cilat kanë qenë të kultivuara në gota plastike, raporton Gazeta Blic.

Përveç bimëve te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1.68 gram substanca të dyshuara të llojit marihuanë.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë (NN:) 01.07.2021 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë bastisjes që është bërë me urdhër kontroll në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 37 bimë të dyshuara Kanabis Sativa me gjatësi 1 deri 4 cm të cilat kishin qenë të kultivuara në gota të plastikës. Përveç bimëve te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1.68 gram substanca të dyshuara të llojit marihuanë. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.