Nesër (e shtunë) në program për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës është ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.
Komisioni i garave i FFK-së përmes emailit i ka obliguar Prishtinën që si skuadër vendase t’i njoftojë se ku do të zhvillohet kjo ndeshje, pasi ajo nuk mund të luhet në “Fadil Vokrri”, për shkak të mbingarkesës dhe kushteve aktuale atmosferike.
Gazeta Olle ka siguruar emailet e shkëmbyera ndërmjet FFK-së dhe FC Prishtinës.
Fillimisht, kjo ishte kërkesa e Komisionit të Garave drejtuar Prishtinës.
“Përshëndetje të nderuare
Gjate kohes se sezones dimrore ne fushen e stadiumit Fadil Vokrri ( afer 1 muaj e 10 dite ka pas intervenim dhe investim mbrenda fushes, jan bërë riparime mbrenda zones se 16-shit, si dhe harnime ne barin e ri ne tere fushen pjese pjese) eshte punauara ne minus 10 grade.
Siç edhe dihet eshte perdorur fusha gjate pregaditjeve te kombetareve si dhe nga vajzat U-17, eshte renuar nga mbingarkesa dhe pas rreshjeve te shiut keto dite nese perdoret fusha demtohet, pastaj me daten 12 Prill kombetarja e vajzave zhvillon ndeshjen me kombetaren e Belgjikes Andaj Komisioni i garave ne baze raportit te mirebajtesve te fushes dhe kushteve aktuale atmosferike (me shi) ndeshja Fc Prishtina – Fc Llapi nuk mund te zhvillohet ne Stadiumin Fadil Vokrri,
Obligohet Fc Prishtiana qe t’na njoftoje per ndeshjene neserme se ku do ta zhvilloje ndeshjen. me rrespekt Komisioni i Garave”, thuhet në email.

Letra e Komisionit të garave drejtuar FC Prishtinës
FC Prishtina ka reaguar menjëherë duke ia bërë me dije FFK-së se nuk kanë mundësi teknike dhe as financiare që të organizojë ndeshje jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”.
Klubi nga kryeqyteti i quan këto veprime si tallje, duke theksuar se kjo i ka shkaktuar klubit shumë humbje në aspektin sportiv dhe financiar.
Madje, ky email i ka shkuar edhe edhe dy presidentëve të Prishtinës Rrahman Haradini dhe Remzi Ejupi, kryetarit të Komunës, Përparim Rama, dhe drejtorit për kulturë, rini dhe sport të Prishtinës, Granit Rugova.
Ky është reagimi i FC Prishtinës:
“I nderuar Zot. Bellopoja, FC Prishtina ju informon se nuk ka me mundesi as teknike e as financiare te organizoj ndeshje jashte stadiumin e saj. Kemi qene mirekuptues dhe tolerues per nje kohe shume te gjate ne kete aspekt, tani kosiderojme qe tallja me klub ka arritur kulmin dhe nuk mund te pranohet me tutje.
Demin sportiv dhe financiar qe ja keni shkaktuar klubit si pasoje e pamundesise se shfrytezimit te stadiumit te saj, veqanerisht ne 2 muajt e fundit eshte i pariparueshem. FFK ka organizuar 9 ndeshje dhe stervitje gjate kesaj periudhe, ndersa per nje arsye qe vetem ju e dini, ndeshja e radhes qenka e pamundur, pikerisht kur duhet te luaj klubi futbollistik Prishtina.
Sipas vleresimit tone dhe te stafit profesional te klubit, nje pjese te cileve kane nje jete te tere ne stadiumin e qytetit, fusha eshte e gatshme per loje dhe nuk ka asnje pengese per zhvillim te ndeshjes.
Ne kuptojme qe disa vendime tuaja mund te jene ndikuar, nga mosdhenia e votes per kryetarit aktual Agim Ademi, mirepo ju kujtojme se FFK duke perfshire kryetarin e saj nuk eshte pronare e stadiumit dhe nuk ka te drejte te denoj nje klub dhe nje qytet te tere per shkak te inateve personale. Presim pergjigjen tuaj.
Me respekt, FC Prishtina”, thuhet në email.



