Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj Drenicës.
Prishtina ka mposhtur Drenicën pas vazhdimeve me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Drenica ishte fillimisht në avantazh me golin e Kreshnik Ukës pas një ore lojë.
Skuadra e Prishtinës u rikthye në lojë pas 96 minutave lojë, ku Besnik Krasniqi shënoi golin e barazimit. Në shtesë, skuadra e Prishtinës gjeti edhe golin e dytë, me anë të sulmuesit të ri, Sadam Sulley.
Prishtina me këtë fitore shkoi në çerekfinale, kurse Drenica u eliminua nga Kupa e Kosovës në futboll.
/GazetaBlic Sport


