Sporti

Prishtina e Re shton forcën në skuadër, transferon sulmuesin Darnell Kithambo

01/04/2024 17:20
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Prishtinës së Re vazhdon me konsoldimin dhe forcimin e skuadrës.

Klubi nga kryeqyteti ka zyrtarizuar deri më tash transferimet e Dardan Jasharit dhe Olti Sveçlës, kurse po punon fuqishëm edhe për emra të tjerë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se transferimi i radhës që do të zyrtarizohet është ai i sulmuesit, Darnell Kithambo.

Ai pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, kurse sot është parë edhe në stërvitje me skuadrën.

/GazetaBlic Sport/