Sporti

Prishtina e Re arrin marrëveshje me mesfushorin argjentinas, Agustin Rojas

01/06/2024 16:04
nga:Mergim Rreci

Prishtina e Re vazhdon me forcimin dhe konsolidimin e skuadrës.

Pas sigurimit të tre nënshkrimeve, skuadra nga kryeqyteti ka siguruar edhe një tjetër nga jashtë.

GazetaBlic Sport mëson se mesfushori argjentinas, Agustin Rojas do të jetë përforcimi i radhës tek kryeqytetasit.

24 vjeçari ka luajtur tek Erzeni në Shqipëri gjatë edicionit vjeshtor, atje ku ka dhuruar 2 asistime në 7 ndeshje sa ka luajtur.

Në të kaluarën, ai ka luajtur Racing Club II dhe tek Santamarina.

/GazetaBlic Sport/