Lajme

Prindon Sadriu kreu masterin me para të shtetit, përfitoi nga Qeveria Thaçi I

3 vite më parë
nga:N M

Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka përfituar edhe nga Qeveria Thaçi I. Ministria e Punëve të Jashtme, në kohën e Hashim Thaçit, në vitin 2010 kishin financuar shkollimin e Sadriut në shumën rreth 9 mijë euro.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit i njohur për skandale në ministri dhe sulme ndaj mediave, para disa vitesh kishte përfituar nga Qeveria “Thaçi I”, e cila nga ai tash pas 12 vitesh po vlerësohet si kriminale e e korruptuar.

Gazeta Insajderi, ka siguruar dokumentet se si shtetit ia ka paguar shkollimin Sadriut.

Në korrik të vitit 2010 Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka lidhur kontratë me Prindon Sadriun, që në atë kohë e mbante pozitën e Drejtorit për marrëdhënie dy palëshe dhe Organiziata Ndërkombëtare për financimin e shkollimit të tij në shumën mbi 8 mijë euro.

“Punëdhënësi I financon shpenzimet post-diplomike në vlerë prej 8910 në Europian Center for International me kërkesën e punëmarrësit për studime/specializime afatshkurtër, të cilat ndërlidhen me poliztën dhe fundisionin e zyrtarit”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi.