Prindërit e Kylian Mbappe thuhet se e kanë bërë të qartë se ata duan që sulmuesi francez të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain në vend që të transferohet te Real Madrid.
Sulmuesit i skadon kontrata në Parc des Princes në fund të sezonit dhe dukej si punë e kryer se ai do të shkonte në Madrid kur të skadonte kontrata aktuale.
Megjithatë, PSG po përpiqet për të bindur fituesin e Topit të Artë në pritje për të qëndruar me ta për dy vitet e ardhshme.
23-vjeçari ka rënë dakord nga ana financiare për t’u bashkuar me Los Blancos gjatë verës, por PSG është e gatshme t’i ofrojë atij një pagë vjetore neto prej 21 milion funta dhe bonus nënshkrimi prej 150 milion të tjera për të qëndruar në klub, thotë eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague.
Nëse ai nënshkruan atë kontratë, prindërit e tij, të cilët janë gjithashtu përfaqësues të tij, do të marrin 42 milionë funte nga klubi si komision.


