Lajme

Presidentja Osmani takon shefin e EULEX-it, ja çka u bisedua

04/12/2021 18:08
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark nga i cili mori përgëzimet për detyrën.

Në takim u bisedua për aspekte të përgjithshme të zhvillimeve politike dhe u vlerësua pozitivisht përmbyllja e suksesshme e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet të të dy institucioneve, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rendit dhe personave të pagjetur.

Presidentja Osmani mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

LEXO EDHE:

Kreu i OBSH-së: Pandemia ka ende një rrugë të gjatë përpara