Anësori i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi refuzoi të ishte pjesë e skuadrës për ekipin gjerman U-21 në kuadër të ndeshjeve me Estoninë (4-1) dhe Poloninë, kualifikuese për Euro-2025 të kategorisë.
Adeyemi tashmë ka luajtur katër herë për Kombëtaren A, sipas shtypit gjerman, ai ka preferuar të qëndrojë duke punuar në Borussia Dortmund për të bindur Edin Terzic për t’i dhënë më shumë mundësi në 11-shen e titullarit, transmeton GazetaBlic Sport.
Personi që nuk i pëlqeu aspak qëndrimi i lojtarit ishte presidenti i federatës gjermane (DBF), Bernd Neuendorf, i cili premtoi se akti nuk do të kalonte pa u vënë re.
“Adeyemi bëri një gabim, por ne nuk mund të detyrojmë askënd të luajë për Gjermaninë. Ka kuptim vetëm nëse keni vullnet, guxim dhe vendosmëri për ta bërë atë. Skuadra nën 21 vjeç është një platformë e shkëlqyer nisjeje dhe ai duhet të jetë krenar që mund ta veshë këtë fanellë në gjoks. Do të ketë pasojat e veta, të cilat do të vendosen nga përzgjedhësit, por kjo ishte një shenjë e rëndësisë që ai i jep ekipit”, tha drejtori për ProSiebenMaxx .


