Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim homologun e saj slloven, Borut Pahor, i cili do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë.
Osmani dhe Pahor pritet të diskutojnë për samitin Brdo-Brioni.
Procesi Brdo-Brioni është një ngjarje vjetore ku marrin pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ky samit u iniciua në vitin 2013 nga presidenti slloven, Pahor dhe presidenti kroat, Ivo Josipoviç.Pas takimit, presidentja Osmani dhe presidenti Pahor do të mbajnë konferencë për medie./EO/
Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona


