Lajme

Presidenti iranian thotë se Izraelit “iu dha një mësim”

04/14/2024 12:27
nga:G B

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka thënë se ushtria e vendit “i dha një mësim” Izraelit mbrëmë.

“Çdo aventurë e re do të përgjigjet me një përgjigje më të rëndë dhe më të dhimbshme”, tha Raisi, në një postim në X të publikuar nga Ministria e Jashtme, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e mirëpriti sulmin e saj si një “operacion historik, të fuqishëm, fitimtar”.