Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis mohoi lajmet se Khvicha Kvaratskhelia ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2028.
“Kvaratskhelia ka një kontratë pesëvjeçare me Napolin, kështu që ai nuk ka nevojë për një kontratë të re. Gazetarët duan të flasin gjithmonë për gjëra të zakonshme si paratë sesa për spektaklin e këtij sporti”, tha presidenti napolitan, transmeton GazetaBlic Sport.
Anësori 22-vjeçar gjeorgjian, i cili ka 14 gola dhe 16 asistime, raportohet se është në ‘radarin’ e disa klubeve të mëdha evropiane.
Megjithatë, lojtari nuk ka një klauzolë lirimi, ndaj e ardhmja e tij do të jetë në duart e De Laurentiis.
/GazetaBlic Sport/


