Lajme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, viziton sot Kosovën

12/15/2021 07:12
nga:Y I

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani do ta presë në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë presidentin Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media.

​Sot mot i vranët, në viset malore do të bie edhe borë