Lajme

​Sot mot i vranët, në viset malore do të bie edhe borë

12/15/2021 07:09
nga:Y I

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët. Në viset malore parashihet të ketë edhe borë.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, ka njoftuar IHMK.