Sporti

Presidenti i La Liga’s, Javier Tebas: Nëse Barcelona rregullon gjendjen financiare do mund të nënshkruajë me Lewandowskin dhe Bernardo Silvan

06/23/2022 15:43
nga:E K

Barcelona është mjaftë aktive sa i përket merkatos verore.

Skuadra spanjolle ka shprehur interesime të shumta në emra të mëdhenj të futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Lewandowski dhe Bernardo Silva janë dy nga më të përfolurit për afrimin e mundshëm në Camp Nou.

Për mundësinë e transferimit të këtyre dy lojtarëve te Barcelona ka folur presidenti i La Liga, Javier Tebas i cili tha se katalunasit do mund të nënshkruajnë me këta emra nëse do të rregullojnë ekonominë e tyre.

“Nëse Barcelona vepron për të rregulluar gjendjen financiare, do të mund të nënshkruajnë me Lewandowskin, Bernardo Silvan dhe lojtarë të tjerë“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/