Lajme

Dy aksidente të njëpasnjëshme në magjistralen Prishtinë-Prizren, krijohen kolona të gjata

12/22/2021 17:21
nga:Y I

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë raportuar pak minuta më parë në magjistralen Prishtinë-Prizren, raporton Gazeta Blic.

Si shkak i këtyre aksidenteve janë krijuar kolona të gjata në autostradë.

Lexues të “Gazeta Blic” kanë sjellë fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se kanë arritur edhe njësitet policore.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për viktima në njerëz përveç për dëme materiale.

Më poshtë shihni fotografitë e dërguara në adresë të “Gazeta Blic”.