Sporti

Presidenti i FIFA, Infantino kundër Superligës Evropiane: E mbështesim UEFA’në

04/20/2021 15:47
nga:N M

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino ka dal haptazi kundër idesë së startimit të Superligës Evropiane.

12 skuadra të mëdha evropiane kanë krijuar Superligën Evropiane, duke dalur kështu kundër garave të UEFA, përcjell GazetaBlic Sport.

I fundit që ka reaguar në lidhje me këtë është presidenti i FIFA’s, Infantino, i cili ka dalur kundër këtij projekti.

“Në FIFA, ne vetëm mund të mos e kundërshtojmë fuqishëm krijimin e një ‘Super League’, e cila është një konkurs i mbyllur, që është një shkëputur nga institucionet aktuale, nga ligat, nga shoqatat kombëtare, nga UEFA dhe nga FIFA, jashtë sistemit,” shtoi Infantino.

“Ne kemi mbështetje e plotë për UEFA-në”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

Pep Guardiola flet për Superligën Evropiane, kjo është deklarata e tij