Trajneri i Manchester Cityt ka folur për Superligën Evropiane.
Pep thotë që nuk di diçka më shumë se deklarata e postuar nga Superliga Evropiane, andaj është diçka që nuk mund të flasë, pasi nuk i di mirë detajet, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ata më thanë që do ta publikojnë një deklaratë, aty është deklarata, por askush nuk po jep më shumë detaje”, tha fillimisht Pep Guardiola.
“Presidenti mund t’ju flasë më shumë në lidhje me këtë, unë mund t’ua them vetëm opinionin tim”.
“Unë e dua klubin tim dhe e mbështes në gjithçka, aktualisht ka vetëm një deklaratë në lidhje me Superligën Evropiane, asgjë më shumë. Nuk është që dijmë diçka më shumë, andaj është diçka e papërshtatshme për ne trajnerët”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


