Sporti

Presidenti i Federatës së Spanjës do të japë dorëheqje nesër nga posti i tij, shkak puthja që ia dha futbollistes Hermoso

08/24/2023 20:13
nga:L J

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit do të paraqesë dorëheqjen e tij pas polemikës që u ngrit nga puthja e tij me Jenni Hermoso në ceremoninë e medaljes së Kupës së Botës për femra.

Siç raporton Isaac Futo, presidenti i Federatës, Luis Rubiales, do të japë dorëheqjen këtë të premte pas gjithë presionit pas puthjes së tij me Jenni Hermoso në ceremoninë e medaljeve të dielën e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Epoka e tij ka mbaruar dhe këtë të premte do t’i japë lamtumirë postit si president i Federatës. Kësaj i shtohet se FIFA ka hapur një dosje për sjelljen e saj në finalen e Botërorit për femra.

/GazetaBlic Sport