Sporti

Presidenti i Dritës, Valon Murseli: Kemi arritur një rezultat shumë të mirë, së bashku me tifozët do të ia dalim të kualifikohemi

07/21/2022 22:33
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Dritës, Valon Murseli është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Antwerp.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është jashtëzakonisht i lumtur me rezultatin dhe performancën e “Intelektualëve.

“Po ndjehem jashtëzakonisht mirë dhe jam shumë i lumtur. Ishte një paraqitje fantastike, një barazim në Belgjikë për ne është shumë i mirë. Shpresoj të kemi fat në ndeshjen kthyese, besoj që së bashku me tifozët do t’ia dalim të kualifikohemi tutje”, tha Murseli.

Ndeshja kthyese zhvillohet me 28 korrik, në ora 20:00.

/GazetaBlic Sport/