Kombëtarja e Brazilit rrezikon të mbetet pa 9 lojtarë në ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2022.
Lojtarët që luajnë në Premierligë rrezikojnë të mos grumbullohen nga kombëtarja e Brazilit, për shkak të rregullave të Covid-19, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas disa mediave braziliane, kombëtarja e tyre do të duhet të luajë pa nëntë lojtarë që luajnë në Angli – pasi klubet e Premierligës po refuzojnë t’i lirojnë lojtarët për shkak të Covid-19.
Thiago Silva (Chelsea), Richarlison (Everton), Ederson, Gabriel Jesus (Manchester City), Raphinha (Leeds United), Alisson, Fabinho, Firmino (Liverpool) dhe Fred (Manchester United), ashtu si Matheus Nunes (Sporting, Portugali) mund të mungojnë në ndeshjet e shtatorit.
Brazili do të luajë ndaj Kilit, Argjentinës dhe Peru.
/GazetaBlic Sport


