Sporti

“Pray for RS” – çfarë do të thotë mbishkrimi nën fanellën e Rodrigos

05/09/2024 13:22
nga:Lorik J

 Reali u kualifikua në finalen e 18-të të Ligës së Kampionëve pas një rikthimi dramatik kundër Bayernit. Gjigantët spanjollë do të përballen me Dortmundin në finalen e madhe.

Një nga detajet që tërhoqi vëmendjen në ndeshje lidhej me mbishkrimin në fanellën e Rodrigos, të cilin ai e shfaqi pas një gabimi që bëri para portës së gjermanëve.

Mesa duket Rodrigo e kishte përgatitur nëse shënonte gol, por në këtë rast, rastësisht ose jo, e tregoi.

Ai mbuloi fytyrën dhe poshtë fanellës zyrtare ishte një bluzë me shkrimin “Lutuni për RS”.

Në fakt, apeli ka për qëllim shtetin federal brazilian të Rio Grande do Sul, i cili është goditur nga përmbytjet katastrofike, më të këqijat e regjistruara në atë pjesë të Brazilit.

/GazetaBlic Sport/