Lajme

Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është pjesë e agjendës në takimin e se hënës

04/22/2023 21:35
nga:Y I

Të hënën e 24 prillit Kosova zyrtarisht në agjendën e Këshillit të Evropës(KiE).

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE vitin e kaluar, por në bazë të planit evropian, planit franko-gjerman për të cilin janë pajtuar Kosova dhe Serbia dhe në bazë të kësaj marrveshje palët janë rënë dakord që të mos e pengojnë njëra tjetrën në rrugën euroantlantike.

Ndërsa politikani serb Vuk Jeremiq, për shkak të planit evropian ka nisur një referendum ku po pretendon që ta ndalojë zbatimin e tij.

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se, që nga viti 2011 në Këshillin e Evropës kërkohet një shumicë prej dy të tretash për pranimin e Kosovës, por sipas Jeremiqit procedura e pranimit për Kosovën do të nisë të hënën e 24 prillit, duke u bazuar në marrëveshjen franko-gjermane.

Për këtë, ai ka thënë se nisja e procedurës se pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është dëshmi se zbatimi i atij planit evropian ka nisur.

“Zbatimi i mëtutjeshëm i atij plani[franko-gjerman] duhet të ndalet derisa të shkaktohet dëm i pariparueshëm për interesat kombëtare të Serbisë dhe derisa Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë është referendumi për refuzimin e marrëveshjes franko-gjermane”, ka thënë Jeremiq.

Sipas Jeremiqit këtë të hënën në Strasburg do të mbahet takimi i Komitetit të Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet pranimi i Kosovës në KiE. /RTV Dukagjini/