Lajme

“Pozicion bukur interesant”, Abdixhiku: S’kam pritur që Skender Hyseni dhe Albin Kurti bëhen bashkë kundër meje

03/23/2023 22:04
nga:G C

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së, Skender Hyseni në lidhje me deklaratat e këtij të fundit që kishte thënë se “Jam 100 herë më LDK se Lumir Abdixhiku”.

Abdixhiku në RTV Dukagjini është shprehur i befasuar nga deklaratat e Skender Hysenin.

“Nuk e kam pritur që vjen dita që Skender Hyseni dhe Albin Kurti bëhen bashkë kundër meje dhe LDK-së. Por është pozicion bukur interesant”.

“Kanë një gjë të përbashkët Skender Hyseni e Albin Kurti. Asnjëri nga ta nuk e duan këtë LDK, e as rritjen e LDK-së. Njëri nuk e do se e ka kundërshtarë politikë, derisa tjetri nuk e do për shkak të interesave grupore që kishte pasur aty”, deklaroi Abdixhiku.

Ish kryediplomati i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni ka thënë se është më LDK së paku për 100 herë më shumë se sa kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se Kurti s’duhet marrë seriozisht: A është qiky njeri që i dha gjashtë kushte për Asociacion?

Abdixhiku për planin evropian: Ka më tepër se Asociacion, ka autonomi