Lajme

Abdixhiku thotë se Kurti s’duhet marrë seriozisht: A është qiky njeri që i dha gjashtë kushte për Asociacion?

03/23/2023 21:04
nga:G C

Kreu i LDK-së, Lumri Abdixhiku thotë se nuk duhet marrë seriozisht fjalët e kryeministrit Kurti, pasi sipas tij, ka ndërrim të fjalëve e qëndrimeve shumë shpesh.

“Unë të kisha lut mos me i marrë fjalë seriozisht që i thonë këta, a nuk jeni të bindur që po i ndrrojnë fjalët, a është qiky njeri që ka thënë jo negociata, a është ky njeri që i dha gjashtë kushte për Asociacionin”, thotë Abdixhiku.

“Në kushtin e tretë thotë se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, por mbrëmë Kurti tha se ka Asociacion edhe pse kemi marrëveshje bazë”, tha Abdixhiku në RTV Dukagjini.

Abdixhiku për Kurtin: Ndjej keqardhje për një figurë të tillë politike