Barcelona po përgatitet të kthehet në punë në fazën përgatitore dhe, sipas Mundo Deportivo, janë katër lojtarë që nuk do të punojnë as me pjesën tjetër të grupit.
Xavi Hernandez është pa qendërmbrojtësit Oscar Mingueza dhe Samuel Umtiti, mesfushori spanjoll Riqui Puig dhe sulmuesi danez Martin Braithwaite, përcjell GazetaBlic Sport.
Katër lojtarët janë të autorizuar të kërkojnë një klub të ri dhe të mos hyjnë në llogaritë e katalanasve për 2022/2023.

/GazetaBlic Sport/


