Sporti

Potter: Ishte një natë fantastike, jam shumë i kënaqur

03/07/2023 23:51
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Chelsea, Graham Potter ka qenë shumë i emocionuar pas kalimit tutje në Ligën e Kampionëve.

“As nuk e di se çfarë ndjej. Ishte shumë emocionuese deri në fund. Ishte e tensionuar në fund, por djemtë luajtën në mënyrë fantastike. Jam shumë i kënaqur për ta dhe fitorja është e mirë për të gjithë”, theksoi trajneri duke folur për BT Sport, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjuajtja e penalltisë e përsëritur, me hyrjen e disa lojtarëve të Dortmundit, ngjalli polemika: “Të jem i sinqertë, nuk di shumë për atë goditje. Ne i besojmë Havertz-it. Nuk po shikoja dhe u lumturova kur dëgjova se ishte gol”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/