Sporti

Potokut i skadon kontrata me Ballkanin, disa skuadra interesohen për të | Gjithçka vendoset javën e ardhshme

05/30/2023 20:03
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka ripërsëritur suksesin e vitit të kaluar, duke u shpallur sërish kampion në Superligën e Kosovës në futboll.

Tashmë pas përfundimit të sezonit, pritet të ketë largime e përforcime në ekipin suharekas, pasi po përgatiten për garat ndërkombëtare.

Mbrojtësi i Ballkanit, Arbër Potoku është një prej lojtarëve që mbetet pa kontratë në fund të muajit qershor, andaj ofertat për të nuk kanë munguar nga ekipet kosovare.

Megjithatë, GazetaBlic Sport mëson se Potoku pritet të takohet me kryesinë e FC Ballkanit gjatë javës për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Më saktësisht për të ardhmen e lojtarit pritet të kuptohet në javën e ardhshme.