Portugalia edhe Polonia janë dy kombëtaret që janë kaulifikuar në Kampionatin Botëror.
Ronaldo me shokë triumfuan ndaj Maqedonisë së Veriut, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo fitore do të thotë kualifikim për kombëtaren e Fernando Santos në Kupën e Botës.
Polonia u kualifikua poashtu, kjo pas fitores ndaj Suedisë. Ndeshja përfundoi me rezultat 2 me 0. Lewandowski dhe Zielinski shënuan golat e fitores.
Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror dhe ky mund të jetë edhe fundi i tij me kombëtaren e Suedisë.
/GazetaBlic Sport/


