Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e play-offit për Kupën e Botës, ndërmjet Porutgalisë dhe Turqisë.
Portugalia do të kërkojë biletën e fundit për Kupën e Botës, por së pari duhet ta kalojë Turqinë.
Problem i madh do të jetë për ekipin e Fernando Santos, pasi kanë mungesa të mëdha, Pepe, Ruben Dias, Joao Cancelo, Nelson Semedo, Renato Sanches, Ruben Neves nuk do jenë për portugezët.
Turqia gjithashtu është një ekip që dëshiron të kalojë tutje në Kupën e Botës, prandaj pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.
Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet në ndeshjen e dytë për biletën e fundit në Kupën e Botës, me fituesin e ndeshjes Itali – Maqedonia e Veriut.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për ndeshjen e cila zhvillohet në orën 20:45.
Portugalia: Costa, Delot, Danilo, Fonte, Guerreiro, Fernandes, Moutinho, Silva, Ronaldo, Jota, Otavio.
Turqia: Cakir, Kutlu, Soyuncu, Demiral, Kabak, Celik, Kokcu, Akturkoglu, Calhamoglu, Ylmaz, Under.


