Sporti

Portieri më i mirë i Botërorit të Katarit vendos rekord të ri me Argjentinën, nuk pësoi gol gjatë gjithë vitit

10/13/2023 13:55
nga:E K

Emiliano Martinez ishte shpallur portieri më i mirë i Kupës së Botës që u mbajt për herë të fundit në Katar dhe tani ka vendosur një rekord me Argjentinën.

Argjentina ka mposhtur mbrëmë Paraguajin me golin e Nicolas Otamendit dhe pas tre xhirove kualifikuese për në Botëror ka ruajtur bilancin maksimal.

Ajo që bëri Martinez është një arritje që askush para tij nuk ka mundur ta arrijë.

Që nga finalja e Botërorit dhe goli i Kylian Mbappes në minutën e 118-të, kanë kaluar 621 minuta gjatë të cilave portieri i skuadrës së Aston Villës nuk ka pësuar gol në kombëtare.