Nuk ka të ndalur tersi te Milan. I sapokthyer nga dëmtimi në këmbën e majtë, që e mori në ndeshjet e Nations League me Francën, portieri Mike Maignan ka marrë një tjetër lëndim.
Portieri i Milanit u dëmtua në këmbën e djathtë këtë të mërkurë, ndërsa po stërvitej me ekipin e Piolit.
Me këto probleme nga Italia raportohet se me shumë mundësi portieri nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Kupën e Botës Katar 2022.


