Juan Musso, portieri i tretë i Kombëtares së Argjentinës, ka publikuar gabimisht një foto nudo në Instagramin e tij dhe ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Rezulton se portieri i thirrur nga Lionel Scaloni për raundin kualifikues që përfundoi të martën e kaluar është kthyer në shtëpi në Bergamo dhe ka gjetur një surprizë nga gruaja e tij: shtëpinë plot me balona me shkrimin “Të dua”.
Ish-lojtari i Racing ka dashur të falënderojë të dashurën e tij duke postuar një histori në Instagram, por ka bërë një gabim të rëndë: është shfaqur i zhveshur në pasqyrë dhe ka marrë komente të mëdha nga rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.
Pak kohë më vonë ai e fshiu historinë dhe pas bujës që shkaktoi, e bëri sërish foto dhe publikoi një histori të re me një mesazh duke aluduar për gabimin e tij: “Ky është i duhuri”, ka shkruar pranë dy emoji-ve me fytyra të qeshura.
E dashura e tij e ripostoi historinë dhe gjithashtu u bëri jehonë komenteve të lëna nga situata e pazakontë, duke shtuar një emoji të një personi që qante në imazh.
Më pas, lojtari ka postuar një histori të re në Instagramin e tij, në të cilin i kërkon falje të dashurës së tij, me të cilën është në një lidhje prej disa vitesh.



