Gjykata kushtetuese e Polonisë erdhi me konstatim se ligji polak mund të ketë përparësi ndaj ligjit të BE-së në mes të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme mes bllokut evropian dhe shtetit anëtar të Evropës Lindore.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pasi kryeministri polak Mateusz Morawiecki kërkoi një rishikim të një vendimi nga Gjykata e Drejtësisë e BE (GJED) që i dha përparësi ligjit të bllokut.
“Përpjekja e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për t’u përfshirë me mekanizmat ligjorë polakë shkel rregullat që i japin përparësi kushtetutës dhe rregullat që respektojnë sovranitetin në mes të procesit të integrimit evropian”, tha vendimi.
Brukseli e konsideron Gjykatën Kushtetuese jolegjitime për shkak të ndikimit politik të imponuar në gjyqësorin e Polonisë nga partia në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS).
Gjykata shikoi në mënyrë specifike përputhshmërinë e dispozitave nga traktatet e BE-së të cilat përdoren nga Komisioni Evropian për të justifikuar të pasurit një sundim të ligjit në shtetet anëtare – me kushtetutën e Polonisë.
Një vendim i GJED-së në mars tha se BE-ja mund t’i detyrojë shtetet anëtare të shpërfillin disa dispozita në ligjin kombëtar, përfshirë ligjin kushtetues.
GJED thotë se procedura e zbatuar kohët e fundit e Polonisë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë të saj përbën një shkelje të ligjit të BE-së. Vendimi nga GJED mund të detyrojë Poloninë të shfuqizojë pjesë të reformës së diskutueshme gjyqësore.
BE po mban miliarda euro ndihmë për rindërtimin pas pandemisë në Poloni për shkak të shqetësimeve se sundimi i ligjit po degradohet në vend.
Parlamenti Evropian i bëri thirrje Morawieckit të anulojë çështjen gjyqësore në një rezolutë të miratuar muajin e kaluar, duke u arsyetuar në “natyrën themelore të parësisë së ligjit të BE-së si një parim themeli të së drejtës së BE-së”.
Polonia është sulmuar vazhdimisht nga BE duke përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit LGBTQ, të drejtat e grave dhe lirinë e medias.
Reformat në drejtësi nga qeveria PiS janë parë si një kërcënim për anëtarësimin e Polonisë brenda bllokut prej 27 anëtarësh, si dhe për stabilitetin e BE-së në tërësi.
Vendimi i gjykatës të enjten erdhi si një surprizë e vogël. Kryetarja e trupit gjykues, Julia Przylebska, është një besnike e qeverisë e emëruar nga partia në pushtet.


