Lajme

Polonia përgatitet për fluksin e refugjatëve ukrainas

02/16/2022 14:21
nga:Q R

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se po planifikojnë një fluks të mundshëm refugjatësh nga Ukraina fqinje në rast të një pushtimi rus.

“Në ditët e ardhshme unë do të mbledh një ekip, i cili do të merret me çështjet e logjistikës, objekteve, transportit, infrastrukturës”, tha Morawiecki, shkruan Aljazeera.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për më të keqen,” tha ai, duke shtuar se ekipi do të ngarkohej gjithashtu të sigurojë që çdo refugjat që kalon kufirin në Poloni të ketë akses në kujdesin shëndetësor dhe arsim.

Reagon Jusuf Azemi: Një kryministër të ketë një pagë mbi 2 mijë euro dhe të kemi një pagë minimale 130 euro kjo- s’do koment