Lajme

Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba për 24-orë

03/27/2025 09:10
nga:Genita C

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 166 tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 65 aksidente, 15 prej tyre me të lënduar dhe 50 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 12 persona e 8 janë dërguar në mbajtje.