Lajme

Policia sekuestron mbi 87 mijë euro, pronari nën hetim

05/04/2022 13:16
nga:G B

87 950 euro u sekuestruan nga policia. Shuma e parave dyshohet të jetë fituar nga aktivitete të paligjshme.

Personi që i kishte është nën hetim.

Policia e Fierit kontrolloi makinën tip “Benz” të 30-vjeçarit dhe aty gjeti eurot, të cilat nuk ishin të dokumentuara me një burim të ligjshëm.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas,” – thuhet në njoftim.