Lajme

Policia për veturën e U.D. të drejtorit të QKUK’së: Bëhet fjalë për shpërthim, s’ka të lënduar

04/30/2025 11:28
nga:Sh R

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për GazetaBlic, ka thënë se në ora 10:00 kanë pranuar informacione për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK’së.

Ahmeti për GazetaBlic, tregoi se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.